Prishtinë: Bëhet për spital një i mitur, rrihet nga tre persona NULL NULL 31.07.2023 10:09 31.07.2023 10:09 policia Një person i mitur, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë në Prishtinë, me ç’ rast i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.