Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësimi i diasporës: I pritën 50 fëmijë mërgate, u erdhën 5 (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2023 20:42

Plani i komunës së Kaçanikut për mësimin me fëmijët e mërgimtarëve në shkollën e Kovaçevcit gjatë verës, ka dështuar si pasojë e mungesës së lajmërimit të të interesuarve për pjesëmarrje.

Deri në 50 sa ishin planifikuar të marrin pjesë, janë lajmëruar më pak se 5 mërgimtarë që t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë projekt, raporton Klan Kosova.

Kjo sipas organizatorëve ka qenë e papritur meqë të gjitha përgatitjet ishin bërë, derisa disa bashkatdhetarë thonë se shkak i dështimit ka mundur të jetë mungesa e informimit.

Deri në vitin tjetër, nga shkolla do kujdesen për sensibilizim e informim, në mënyrë që programi të realizohet në tjetrën verë.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi

lajme të ngjashme