Disa persona therën me thikë një tjetër në Prishtinë, e bënë për spital NULL NULL 21.07.2023 11:03 21.07.2023 11:03 Mbrëmë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë u raportua për një rrahje mes disa personave. Madje u shpërndanë edhe video-pamje. E sot, Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. “Në rrugën ‘2 Korriku’ në Prishtinë, më 20 korrik rreth orës 21:30, nga persona të dyshuar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktima mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport. Lidhur me rastin, Policia thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore. /Klankosova.tv