Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Akuza e Haradinajt: Ikja e qeverisë, “thikë pas shpine” (VIDEO)

NULL NULL
20.07.2023 20:11

Mysafirë të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë, të enjten qenë mediat e shoqëria civile.

Këtyre, partia dhe vetë Ramush Haradinaj iu bëri konak në Kuvendin e Kosovës, kur i ftoi të flasë se si të dilet nga kriza që konsideron se është futur vendi, raporton Klan Kosova.

Ende pa nis takimi, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ua bëri me dije se u thirrën për të dëgjuar qëndrimet e tyre.

Pozicionet e AAK-së me gojën plot kundër ekzekutivit, i sqaroi edhe kreu i saj.

Më pas bisedat vazhduan pa kamera, e pas dy orësh përseri Haradinaj tha para mediave se me të ftuarit arritën në një konkluzë se nuk duhet heshtur para një situate që ndodhet Kosova.

Në kuadër të dialogut të brendshëm krye AAK-isti tha se është i paprecedent edhe tentimi i dështuar i Qeverisë për të mbyllur Klan Kosova.

Para kësaj, kjo parti ka takuar sindikata e pavarura, ndërsa premtoi se do mbledhë edhe sektorin privat për siç tha rikthimin e Kosovës në normalitet. /Klankosova.tv

Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani

lajme të ngjashme