Vidali e quan dështak Sampaolin NULL NULL 18.07.2023 14:47 18.07.2023 14:47 Futbollisti Arturo Vidal e ka kritikuar rëndë trajnerin e tij të dikurshëm, Jorge Sampaoli, duke e quajtur dështak për trajtimin që ia kishte bërë te Flamengo. Ai së fundmi u transferua te Atletico Paranaense ku u inkuadrua në lojë nga banka rezervë. “Jam shumë i lumtur që po luaj. Kam qenë gjithmonë i gatshëm të luaj, thjesht qeshë ngujuar me një trajner dështak që nuk dinte t’i cmonte lojtarët e tij”, ka thënë Vidali. Një deklaratë e tij mund të vijë e befasishme marrë parasysh që bashkë me Sampaolin në krye, ai e kishte fituar Copa American me Kilin më 2015.