Vdekja e 50-vjeçarit në Gjilan, Hyseni: Shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë NULL NULL 08.07.2023 13:17 08.07.2023 13:17 Pas vdekjes së një 50-vjeçari si pasojë e zjarrit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Në llogarinë e tij në Facebook, ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohin tashmë të ndjerit, raporton Klan Kosova. “Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve. Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie”, ka shkruar ai. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. Banesa përfshihet nga zjarri në Gjilan, vdes një 50-vjeçar klankosova.tv