Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrjeti më i ri social, “Threads”, Kerolli: Edhe në Kosovë po vërehet një numër i madh i përdoruesve (VIDEO)

NULL NULL
07.07.2023 18:17
Valon Kerolli
Valon Kerolli

Pronari i Facebookut, Mark Zuckenberg, dy ditë më parë ka lansuar rrjetin më të ri social të quajtur “Threads”.

Për më pak se 18 orë, “Threads” ka arritur që të ketë mbi 30 milionë përdorues, pasi për t’u kyçur në të, duhet pasur një llogari në rrjetin tjetër social, Instagram.

Në lidhje me këtë, njohësi i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, tha se kjo është një luftë direkte mes kreut të Facebookut, Mark Zuckenberg, dhe atij të Twitterit, Elon Musk.

Realisht e kam pritë që në minutat e para kur ka filluar. Është lansuar rreth orës 01:00 të mëngjesit, e që ka zgjuar një kureshtje të madhe, pasi vije nga Zuckenberg dhe kompania e tij “Meta”.

“Kjo shihet si një konkurrencë direkte e rrjetit social Twitter, në krye të së cilës është Elons Musk. Mund ta konsiderojmë një luftë e teknologjisë mes Zuckenbergut dhe Musk”, tha Kerolli në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Kerolli tha se edhe në Kosovë vërehet një entuziazëm i madh për ta përdorur “Threadsin”, aplikacion në të cilin numri i karaktereve në postime është 500.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme