Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një qytetar në Viti e dorëzon në polici portofolin që e gjeti me mbi 1 mijë e 400 euro

NULL NULL
06.07.2023 15:39
para
para

Qytetari me inicialet D.S. sot e ka dorëzuar në stacionin policor të Vitisë një portofol që e kishte gjetur dhe në të ishin 1,940 euro e 65 cent, si dhe 100 franga zvicerane.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në portofol nuk ishte asnjë dokument identifikues.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikojë personin (një mërgimtar) që i kishte humb portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjetur portofolin”.

“Pronari i portofolit e falënderoi Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme