Zhduket një vajzë nga Plemetini i Obiliqit NULL NULL 06.07.2023 09:27 06.07.2023 09:27 zhduket vajza Të martën një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia në Plemetin të Obiliqit dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, raporton Klan Kosova. “Plemetin, Obiliq 04.07.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. klankosova.tv