Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kreu i AGK-së takon Rutten e Bettelin, u flet për rastin e Klan Kosovës

NULL NULL
04.07.2023 21:47
rexha bettel

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka takuar kryeministrat e dy shteteve të Benelux-it, atë të Holandës, Mark Rutte, dhe të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Me dyshen, Rexha ka thënë se ka biseduar për tema të ndryshme, në mesin e të cilave ka folur për tentimin e qeverisë për, siç tha, “mbylljen e Klan Kosovës”.

“I nderuar të takoj sot kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bettel. Me krerët e këtyre dy shteteve të BE-së, në cilësinë e kryetarit të AGK-së kam folur, mes tjerash, për gjendjen e lirisë së medies në Kosovë si dhe programin për strehimin e gazetarëve nga Ukraina dhe Afganistani. I kam falënderuar për ngritjen e shqetësimit për sulmet ndaj gazetarëve gjatë raportimeve në veri, dhe kam shprehur shqetësimin e thellë për tentimet e Qeverisë së Kosovës për të mbyllur televizionin Klan Kosova, që do të ishte goditje e rëndë për pluralizimin medial dhe lirinë e medies në Kosovë, vlera këto që qendër të demokracive të këtyre dy shteteve evropiane”, tha Rexha në një postim në Facebook.

rexha rutte bettel

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), më 14 qershor njoftoi se ia ka pezulluar certifikatën e biznesit kompanisë Klan Kosova sh.p.k.

Ky vendim ishte anuluar disa ditë më pas, për t’u shfuqizuar sërish anulimi i vendimit, e për t’u rikthyer në fuqi vendimi i parë.

Veprimet e qeverisë janë kritikuar gjerësisht, si nga vendorët, ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Klan Kosova ka dërguar ankesë në ARBK, për çka mund të informoheni në artikullin në vijim. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.