Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti sërish i quan të përkohshme dhe të padrejta masat e BE-së

NULL NULL
nga Hekuran Sokoli 03.07.2023 10:35

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka quajtur sërish të përkohshme dhe të padrejta masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Duke iu referuar këtyre masave, ndër të tjera, ai ka thënë se bëhet fjalë për anulim të vizitave, raporton Klan Kosova.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa të cilat edhe janë zbatuar disa prej tyre. Ju e dini që ushtrimi i madh Defender Europe 2023 sidomos në Gjakovë kur e kishim të planifikuar, u pat anuluar”, ka thënë Kurti

“Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, por gjithsesi bëhet fjalë për masa të përkohshme e të cilat për bindjen time janë të padrejta”, ka shtuar Kurti.

Tutje, ai ka theksuar se është me rëndësi që në Kuvendin e Kosovës të votohet me 2/3 për kreditë dhe grandet me vlerë prej 149 milionë eurosh.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.