Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrustem Mustafa – Remi, ftohet nga Gjykata Speciale

NULL NULL
01.07.2023 14:23
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i UÇK-së për Zoënn e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi ka marrë një ftesë për t’u paraqitur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ish-deputeti i PDK-së për KlanKosova.tv ka konfirmuar se javën tjetër do të udhëtojë drejt Hagës së Holandës për t’iu përgjigjur thirrjes.

“Kam pranuar një ftesë dhe do ta paraqitem”, është shprehur ai.

Pyetur se në çfarë cilësie është ftuar, ai është shprehur: “E dinë ata”.

Kujtojmë se ai kishte dhënë një dëshmi pranë Gjykatës Speciale më 14 janar 2019, ku ishte ftuar për intervistim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme