Policia arreston një të dyshuar për “trafik me armë” në Podujevë NULL NULL 29.06.2023 17:56 29.06.2023 17:56 Policia e Kosovës ka realizuar një operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari për “trafikim me armë” në një fshat të Podujevës. Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim: Dy armë të shkurtra (revole) Një armë e gjatë (ajrore) . Njëzet e pesë fishekë, Dhjetë krehër të karikatorit (për armë të gjata), Një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë, Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal) Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore. klankosova.tv