Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitrovicë e Veriut: Policia konfiskon një armë dhe targat e një veture

NULL NULL
nga Albert Bajrami 29.06.2023 14:37
Mitrovicë e Veriut

Policia e ka konfiskuar një armë dhe targat e një veture.

Pronari i veturës “Lada Niva” një mashkull 64-vjeçar, serb i Kosovës është shoqëruar në stacionin policor ku edhe është intervistuar.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, tek një parking afër “Tre Rrokaqiejve”.

Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për veri Veton Elshani.

“Janë konfiskuar targat e një veture “Lada Niva”. Vetura kishte targat e Novi Pazarit. Gjatë kontrollimit të veturës, poshtë ulëses është gjetur një armë e llojit “Crvena Zastava”, një karrikator, pa municion”, tha Elshani.

Elshani tregoi arsyet e bastisjes.

“Gjatë verifikimit të targave, ato kanë dalë të dyshimta pasi që kanë rezultuar se i takojnë një veture tjetër”, tha ai.

“Është njoftuar prokurori. Është lëshuar urdhër për konfiskimin e targave të veturës”, tha Elshani.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme