Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla: Serbia po e rrit dozën e agresionit – granatat e mbrëmshme prodhim serb (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2023 16:44
Xhelal Sveçla
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se “me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës”, raporton Klan Kosova.

“Mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e radhës e synimeve të saj destruktive”, ka thënë ministri Sveçla.

Ai ka kërkuar që Serbisë t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon.

Sipas tij, këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

lajme të ngjashme