Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja godet me transferimin e dytë brenda një dite

NULL NULL
24.06.2023 20:10

Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me basketbollistin Tervell Beck.

Klubi nga Peja këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

Tervell është zhvilluar si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjen nga Cleveland, Ohio dhe është i gjatë 201cm.

Amerikani sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje.

Tervell ka shfaqur përformancë superiore në sezonin e kaluar duke arritur kuoten mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje.

Ndryshe, Peja sot ka njoftuar edhe për nënshkrimin e Meriton Ismailit. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme