Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna armësh në një aheng familjar në Ferizaj, shoqërohet në polici një 50-vjeçar

NULL NULL
22.06.2023 21:00
policia e kosoves

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin, policia ka shoqëruar në polici një 50-vjeçar.

“Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ” Riza Matoshi” në  Ferizaj janë dëgjuar të shtëna të armës së zjarrit.Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të lokacionit dhe aty kanë gjetur 8 gëzhoja nga përdorimi i armës gjatë një ahengu familjar”.

“Policia të dyshuarin L.M (M/K) i moshës 50 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa arma e zjarrit ( pistoletë) dhe një sasi e municionit janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.

“I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues , me vendim të prokurorit kujdestar lirohet për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, ose posedim i pautorizuar i armëve dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme