Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KF “Vushtrria” mbush një shekull, festohet edhe dita e çlirimit (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 17.06.2023 20:34

Vendas vushtrrias e mërgatë u mblodhën për ditën e çlirimit e 100 vjetorin e themelimit të klubit të futbollit të qytetit në stadiumin “Ferki Aliu”.

Me këtë rast u organizua një lojë futbolli ndërmjet FC Kosova Regensburg dhe Klubit të Futbollit “Vushtrria”. Në lojën miqësore, mysafirët triumfuan 3 me 0.

Paraprakisht ekipi nga Gjermania i themeluar nga vushtrriasi Shqiptar Gubetini, shkoi për homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz.

Në qytet këta u pritën edhe nga ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e nga Drejtori për Sport në këtë komunë, Alban Berisha.

Në konak i shkuan edhe babait të Hashim Thaçi, Haxhiut në fshatin Burojë, derisa nuk munguan as dhuratat e uratat që ish-presidenti të kthehet sa më parë në familje.

Më pas vizita vazhdoi edhe në odën e komandant Jetullah Geci në fshatin Llaushë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme