Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputetja britanike: Përshkallëzim shumë serioz, nëse forcat serbe hynë ilegalisht në Kosovë

NULL NULL
14.06.2023 19:52

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga njësitë speciale serbe.

Sipas Kearns, e cila njëherësh është dhe njëra nga deputetet më të zëshme britanike për çështjen e Kosovës, nëse forcat serbe kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz, transmeton klankosova.tv.

”Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.

”Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”.

https://twitter.com/aliciakearns/status/1669038179934937088

lajme të ngjashme