Memli Krasniqi: Serbia po kërcënon paqen në rajon, Qeveria të bëjë gjithçka për lirimin e policëve NULL NULL 14.06.2023 16:50 14.06.2023 16:50 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga njësia speciale e Serbisë. Krasniqi thotë se kjo është shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, transmeton klankosova.tv. ”Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë dhe denoncon ashpër rrëmbimin e sotëm të tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale të policisë së Serbisë. Kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës! Aksioni i forcave serbe tregon qartë qëllimin e Serbisë për të shkaktuar tensione dhe për të kërcënuar paqen dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Krasniqi. Më tej, lideri i opozitës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për lirimin e menjëhershem te policëve te rrëmbyer dhe për të garantuar integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve tanë. ”Poashtu, Qeveria duhet që të angazhohet urgjentisht dhe me seriozitet për riparimin e raporteve me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme që sjellë normalitet në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë kryetari i PDK-së.