Pushuesit në plazhin e Floridës u tronditën kur ariu iu shfaq në ujë (VIDEO) NULL NULL 13.06.2023 17:24 13.06.2023 17:24 Vizitorët në një plazh në Florida të ShBA-së u surprizuan kur një ari i zi u pa duke notuar krah për krah me njerëzit. Vizitorë të shumtë në plazhin e mbushur me njerëz në Destin kapën video kur ariu doli nga oqeani dhe notoi pranë njerëzve, para se të shkonte në breg. “Ariu ishte shumë larg”, tha Chris Barron, i cili regjistroi pamjet e ariut. “Shumë njerëz filluan të iknin nga uji. Isha i shqetësuar se mos ishte ndonjë peshkaqen”. Barron shtoi se ariu po notonte pranë vëllait të tij dhe djalit 12-vjeçar. “Në këtë moment kuptova se ishte një ari dhe fillova të xhiroj. Ai vazhdoi të notonte brenda ujit. Arriti në breg, u tund dhe vrapoi në dunat e rërës. Mendoj se shumica e njerëzve u tronditën në vend që të trembeshin. Askush nuk priste të shihte një ari në Gjirin e Meksikës”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.