Bujar Osmani: Mbështesim tri kërkesat e BE-së ndaj Kosovës, dialogu rrugë për të zbutur tensionet NULL NULL 02.06.2023 20:56 02.06.2023 20:56 Bujar Osmani Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i është bashkuar thirrjeve të përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrellit, për tri kërkesat – zgjedhje në veri, pjesëmarrja e serbëve dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “I bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja lokale, kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, përfshirë atë së fundmi në Ohër”, shkroi Osmani. Osmani, i cili është gjithashtu kryesues i Maqedonisë së Veriut në OSBE, tha se mbështet dialogun e lehtësuar të Bashkimit Evropian, për siç tha, për të zbutur tensionet dhe për të pasë stabilitet të qëndrueshëm. “Si kryesues i Maqedonisë së Veriut në OSBE, mbështes dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si rruga e vetme për të zbutur tensionet dhe për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm”. * Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025