Muriqi dhe Eto’o në histori të Mallorcas NULL NULL nga Naim Selmani 26.05.2023 15:02 nga Naim Selmani 26.05.2023 15:02 Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi e ka bërë njërin ndër sezonet më të mira të tij në arenën ndërkombëtare. Prej transferimit në kampionatin spanjoll La Liga ai është përshtatur tej mase me ekipin e Mallorcas përcjell klankosova.tv. Ai në takimin e fundit shënoi edhe kundër skuadrës së Valencias duke arritur kështu golin e tij të 14-të këtë sezon. Në këtë formë ai futet në mesin e 3 shënuesve më të mirë në shekullin 21 te skuadra e Mallorcas për golat brenda një stinori. Më mirë se Muriqi ka qenë vetëm Samuel Eto’o dhe Dani Güiza. I pari në sezonin 2003/2004 kishte shënuar 17 gola kurse i dyti në gjatë periudhës 2007/2008 kishte realizuar 27 gola.