Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në Fshaj të Gjakovës, vdes një grua e lëndohen tre të tjerë

NULL NULL
20.05.2023 16:14
policia shiriti
policia shiriti

Një grua e moshës 71-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren, konkretisht në fshatin Fshaj.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Rreth orë 13:15 në fshatin Fshaj në rrugën Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture e kamioni, ku janë lënduar katër persona, e një prej tyre ka ndërruar jetë”, është shprehur Elezaj, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar në Spitalin e Gjakovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme