James Harden do të bëhet agjent i lirë NULL NULL 17.05.2023 20:08 17.05.2023 20:08 Një herë MVP-ja i NBA-së, James Harden, planifikon që ta refuzojë opsionin e pagës prej 35.6 milionë dollarë në vit, dhe të bëhet agjent i lirë, sipas Bleacher Report. Kështu, ai synon që të largohet nga Philadelphia 76ers dhe do të jetë në kërkim të një skuadre garuese teksa synon që ta fitojë titullin e parë në NBA. Hardeni dështoi edhe sivjet me klubin e tij, pasi që Sixers u eliminuan në ndeshjen e shtatë në serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore nga Boston Celtics.