Blake Shelton i lumtur që gruaja do t’i rikthehet jurisë së “The Voice of America” NULL NULL 16.05.2023 17:52 16.05.2023 17:52 Blake Shelton dhe Gwen Stefani Ylli i muzikës amerikane, Blake Shelton, e ka sezonin e tij të fundit si pjesë e jurisë së kompeticionit më të madh të muzikës në botë, The Voice. Për këtë periudhë, ai ka thënë se është i lumtur që sezonin e ardhshëm do t’i bashkangjitet sërish jurisë edhe gruaja e tij, Gwen Stefani. “Gwen më tha se ka dilema nëse ekipi i The Voice do ta ftojë atë të bëhet sërish pjesë e jurisë, pasi kishte dilema që e kishte lënë”. “I thash çfarë po flet? Ata e ftuan atë që të jetë sërish pjesë e jurisë, Gwen me padurim e ka pritur telefonatën për rikthim”, ka thënë Shelton, shkruan People, transmeton Klankosova.tv. Shelton dhe Stefani janë të martuar me njëri-tjetrin dhe janë njoftuar pikërisht në The Voice.