Pejë: 21-vjeçarja dyshohet se u ngacmua seksualisht nga vjehrri NULL NULL nga Albert Bajrami 16.05.2023 11:21 nga Albert Bajrami 16.05.2023 11:21 Një rast i rëndë ka ndodhur në një familje në Pejë. Dyshohet se një burrë e ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit. Rasti u konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. “Është iniciuar rast ndaj tij, nën dyshimin se ka kryer veprën “Ngacmim seksual””, tha Nikçi për Klankosova.tv Rasti dyshohet se ka ndodhur më 11 maj. Nga mediat është raportuar se 63-vjeçari i kishte hyrë në dhomë 21-vjeçares, duke e puthur me zor dhe duke e prekur në vendet intime./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS Ngacmohet seksualisht një grua në Pejë