Gati 6,800 vende të lira pune te Superpuna NULL NULL 16.05.2023 08:39 16.05.2023 08:39 6,785 vende pune janë të lira tek platforma qeveritare Superpuna. Kështu ka njoftuar Agjencia e Punësimit përmes një postimi. Derisa rreth 10 ditë më parë ka qenë ministri i Financave Hekuran Murati që ka bërë të ditur se përmes kësaj platformë janë punësuar 1,994 të rinj, mbi 51 përqind prej tyre vajza. Superpuna është platformë që takon punëdhënësit dhe ata që janë të gatshëm për punë nga mosha 18-25 vjet. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.