Shqiptarë e serbë bëhen bashkë për dialogun civil (VIDEO) NULL NULL 15.05.2023 20:34 15.05.2023 20:34 Pjesëmarrës nga Kosova e Serbia u mblodhën në Prishtinë për një synim të njëjtë që kanë. Në konferencën fillestare ku u prezantua projekti për zhvillimin e mëtejshëm të dialogut civil mes dy vendesh, u diskutua për sfidat që dalin nga të dyja vendet. Mysafiri nga qeveria kosovare, zëvendësministri i Pushtetit Lokal Avdullah Djesevic, u shpreh ithtar i marrëdhënie më të mira fqinjësore. Programi që ka në fokus rininë, gratë dhe mediat, synon shkëmbimin e përvojave të këtyre grupeve etnike përmes dy temave. Me nismën që filloi jetësimin nga Prishtina, janë optimist edhe përfaqësuesit serb. Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Organizata ‘Nëna Terezë’ me seli në Kosovë.