Pritjet e gjata në kufi i shfrytëzoi për ushtrime (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 09.05.2023 19:11 nga Endrit Zogaj 09.05.2023 19:11 Pritjet e gjata në kufij nuk i shpenzon kot. Veterani sportit të xhudos Anton Cena u pa duke stërvitur në një pikë kufitare të Kosovës fundjavën që lamë pas. Bile, stërvitjet bën me goxha intensitet, njofton Klan Kosova. Por, për ish-kampionin e botës në xhudo, kjo nuk ishte hera e parë që e praktikon një gjë të tillë. Brenda muajit maj, Anton Cena i mbush 60 vjeç. E për gjatë gjashtë dekadave, veterani i xhudos nuk ka përdorur asnjë medikament për shëndetin e tij. Ndryshe, Anton Cena për momentin është profesor në akademinë policore në Vushtrri. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.