E përdhunoi 13-vjeçaren, arrestohet pas pesë vjetësh 35-vjeçari në Sarandë NULL NULL 09.05.2023 16:15 09.05.2023 16:15 arrestim Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, është arrestuar dhe vënë në pranga nga policia e Beratit. 35-vjeçari rezulton i dënuar me katër vjet e pesë muaj burgim nga Gjykata e Sarandës, pasi ka përndjekur një shtetase të mitur 13-vjeçare dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, ndërkohë që dënimi për 35-vjeçarin është dhënë në mungesë. Policia njofton se veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë në Sarandë, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv Policia ka arritur ta arrestojë shtetasin A. P., 35 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Sarandës e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekje”, njofton policia. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.