94 mijë dollarë sekuestrohen në Rinas, dy libianë nën hetim NULL NULL 29.04.2023 15:00 29.04.2023 15:00 94 mijë dollarë amerikanë janë sekuestruar në Rinas. Dy shtetas libianë janë nën hetim për çështjen. Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë. Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, bën me dije policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.