Marquez mungon edhe në garën e Spanjës NULL NULL nga Naim Selmani 27.04.2023 13:33 nga Naim Selmani 27.04.2023 13:33 8 herë kampioni i botës Marc Marquez nuk do të jetë i gatshëm të marr pjesë në fundjavë në garën për shpërblimin e madh të Spanjës. 4 javë pas operacionit ai i ka kryer kontrollet mjekësore megjithëse ka progres shërimi i lëndimit kërkon më shumë kohë dhe i është propozuar që të vazhdoj me rikuperim përcjell klankosova.tv. Marquez do të mundohet të jetë i gatshëm për garën e Francës që zhvillohet nga 12 deri më 14 maj. Spanjolli theksoi se ai dhe stafi mjekësor erdhën në përfundim që ashti nuk është shëruar plotësisht dhe pjesëmarrja në Spanjë ishte e rrezikshme. Si pasojë ekipi i Hondas ka vendosur që ta sjell Iker Lecuonan si zëvendësues të Marquezit në Spanjë. Lecuona aktualisht garon në World Super Bike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.