Në Pallatin e Rinisë sot garojnë vajzat në CS:GO NULL NULL 27.04.2023 12:29 27.04.2023 12:29 Për herë të parë në Kosovë, sot zhvillohet një garë në lojën softuerike CS:GO. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Sot, në Pallatin e Rinisë prej 16:00! Ejani mbështetni vajzat dhe shijoni ngjarjet përcjellëse. Kemi edhe çmime për fitueset, mundësuar nga Appdec dhe Nettxio”. “Ngjarja organizohet nga Kryeqyteti me XPortalEsports dhe STIKK – Kosovo ICT Association me mbështetje të USAID Compete Activity”. Sahatçiu ka falënderuar sponsorët për internet Art Motion, AVC dhe Birra Peja, Uji Akull e Go+ për ndejën përmbyllëse. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO klankosova.tv