Këto janë ëmbëlsirat që e karakterizojnë festën e Bajramit NULL NULL 21.04.2023 08:20 21.04.2023 08:20 Bajram Sot në të gjithë botën myslimanët festojnë festën e Fitër Bajramin, festë kjo e cila vjen pas një muaji agjërimi të Ramazanit. Përveç urimeve, pjesë e rëndësishme e kësaj feste janë dhe ëmbëlsirat, të cilat edhe janë karakteristikë e kësaj dite. Bakllava është ëmbëlsira karakteristike e kësaj feste, përcjell Klankosova.tv. Përbërësit kryesorë të saj janë petët, arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë apo badem. Por, jo vetëm ballkava, ëmbëlsirë shumë e zakonshme e kësaj feste janë edhe tullumbat. Përbërës të tyre nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli dhe gatuhen me shabllon të veçantë. Gjatë kësaj feste nuk mungojnë as ushqimet e tjera, si sarmat, pitet, pula e pjekur etj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.