Mjeku kosovar vdiq në aksident, arrestohet 81-vjeçari që dyshohet se e shkeli me veturë NULL NULL 19.04.2023 11:48 19.04.2023 11:48 30-vjeçari Jetmir Morina, vdiq në një aksident pasi u godit nga një veturë në Zvicër. Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar në autostradën A1 që çon në drejtim të Zurichut. E një javë më pas policia e ka arrestuar një person të dyshuar. Siç shkruan gazeta Blick.ch në pranga ka rënë një 81-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. Ai dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Mjeku i ri nga Kosova në momentin e ngjarjes së rëndë ishte duke i ndihmuar një personi tjetër, i cili ishte aksidentuar në këtë autostradë. 30-vjeçari nga fshati Topanicë e Kamenicës, ka studiuar për stomatologji. Ai para gjashtë vjetësh ishte vendosur në Zvicër tek gruaja e tij, me të cilën ka edhe tri vajza/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS 30-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Zvicër