Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edi Rama operohet nga zorra qorre

NULL NULL
17.04.2023 08:44
Edi Rama
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apandesitit apo siç njihet si zorra qorre.

Rama u operua në QSUT, ndërsa ndërhyrja është bërë nga doktori, Arben Gjata.

Siç njofton Zyra e Shtypit të kryeministrit gjendja e tij është e mirë dhe e qëndrueshme.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Njoftimi i plotë:

Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendesit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë.

 

 

lajme të ngjashme