Azemi (LDK): Për 2 vjet, qeveria ndau 100 milionë euro për rrymën në veri (VIDEO) NULL NULL 14.04.2023 23:38 14.04.2023 23:38 Visar Azemi, LDK Gjykata Supreme ka vendosur se qytetarët e Kosovës kanë të drejt që t’i kërkojnë paratë që iu faturuan për rrymën në veri. Në lidhje me këtë, anëtari i LDK-së, Visar Azemi, e quajti fat se ankimimet kanë mbërri deri në Supreme dhe se vendimi i fundit i kësaj gjykate ishte në favor të qytetarëve. Azemi tha se qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës, kanë paguar rrymën për veri drejtpërdrejt nëpërmjet faturave të energjisë elektrike, ndërsa sipas tij, në 2 vitet e fundit, qeveria i ka ndarë rreth 100 milionë euro për të njëjtën gjë. “E kemi së fundi, ku në 2-vjetorin e kësaj qeverie, ku e shohim se shifrat kanë shkuar deri në 100 milionë euro për faturim të energjisë elektrike në veri dhe ky vendim i gjykatës është vendim shumë i drejt”, tha Azemi në “Edicioni Special” në Klan Kosova. Tutje, ai tha se pas vendimit të gjykatës, duhet përfshirë edhe qeveria duke ndarë mjete, pasi sipas tij, KEDS-i i ka bërë shpenzimet, ndërsa të njëjta janë premtuar nga ZRrE-ja. “Pra, operatori ekonomik [KEDS] s’ka më barrë që ta bëjë rimburësimin e këtyre shpenzimeve, por duhet që të përfshihet edhe qeveria dhe të gjejnë rrugën se si duhet të menaxhohet kjo situatë”, tha Azemi, njofton Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.