Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Milan e fiton ndeshjen e parë kundër Napolit

NULL NULL
12.04.2023 21:01
Milan Championsssss

23:00 -Ndeshja e parë i takoi Milanit.

Skuadra e Stefano Piolit, e mposhti Napolin me rezultat 1:0.

Në “San Siro” shënoi Ismael Bennacer, në minutin e 40-të.

Në minutin e 74-të “napolitanët” mbetën me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq u përjashtua Zambo Anguissa, pas një ndërhyrje në Theo Hernandezin.

Kështu skuadra “Kuq e zi” do të hyjë me një epërsi të vogël në ndeshjen kthyese e cila do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

_________________________________________________________________________________________________

22:37 – Përveç që janë në disavantazh prej një goli, skuadra e Napolit ka mbetur edhe me një lojtar më pak.

Kjo pasi që me karton të kuq u ndëshkua Zambo Anguissa, pas një ndërhyrje në Theo Hernandezin.

_________________________________________________________________________________________________

22:02 – Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Milan – Napoli.

Vendasit kanë arritur që të krijojnë epërsinë prej 1:0, golin e Ismael Bennacer, i cili realizoi në minutën e 40-të.

Ndeshja po luhet në çerekfinale të Champions League/ Klankosova.tv

_________________________________________________________________________________________________

21:46 – Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Milan – Napoli.

Skuadra milaneze ka krijuar një epërsi minimale prej një goli.

Për epërsinë e “rossonerëve”, shënoi Ismael Bennacer, në minutën e 40-të.

_________________________________________________________________________________________________

21:40 – Milan ka kaluar në epërsi kundër Napolit.

Golin për “rossonerët” e ka realizuar Ismael Bennacer, në minutën e 40-të.

21:30 -Kanë kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen mes dy gjigandëve italianë Milan dhe Napoli.

Rezultati mbetet akoma 0:0.

Loja po zhvillohet në “San Siro” në çerekfinale të Champions League.

_________________________________________________________________________________________________

21:15- Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen Milan – Napoli.

Ende nuk ka gol në këtë takim.

Ndeshja në “San Siro”, po zhvillohet në kuadër të çerekfinales në Champions League.

________________________________________________________________________________________________

Ka nisur superndeshja italiane Milan-Napoli.

Ndeshja po zhvillohet në “San Siro” kuadër të çerekfinales së Champions League.

lajme të ngjashme