Villarreali e mposht Real Madridin, ia shuan plotësisht gjasat për titull NULL NULL 08.04.2023 23:09 08.04.2023 23:09 Villarreali ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në udhëtim, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga. Serinë e golave e nisi Pau Torres, në minutën e 16’, i cili realizoi autogol. Villarreali arriti ta barazojë rezultatin me anë të Samuel Chukwuezes, në minutën e 39’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Vinicius Junior e kaloi edhe një herë Realin në epërsi, me një gol në minutën e 48’. Jose Luis Morales e barazoi rezultatin edhe një herë për mysafirët, në minutën e 70’. 10 minuta më vonë Chukwueze me golin e dytë në ndeshje e vulosi fitoren e Villarrealit. Villarreali pas fitores kalon në vendin e pestë me 47 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Real Madridi renditet në pozitën e dytë me 59 sosh. /Klankosova.tv.