Manaj: Serbia di për secilin krim në Kosovë – 950 trupa janë sjellë nga varrezat masive atje (VIDEO) NULL NULL 06.04.2023 18:56 06.04.2023 18:56 Ramë Manaj Ramë Manaj, ish-zëvëndëskryeministër, anëtar i Komisionit për të Pagjetur, i ftuar në “Info Magazine” në Klan Kosova është shprehur se është mirë që ta hapen arkivat, por sipas tij, Serbia e din secilin rast që ka ndodhur në Kosovë. Sipas tij, gjithçka në kohën e luftës ka ndodhur me planifikim dhe bashkëpunim mes, siç tha ai, të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare”. “Mirë është të hapen arkivat, por Serbia e din për secilin rast veç e veç, sepse krejt çka ka ndodhë në kohën e luftës në Kosovë, ka ndodhur në mënyrën më të organizuar të mundshme, në mënyrën e planifikuar dhe në bashkëpunim, do të thoja perfekt në kuptimin negativ të fjalës, në mes të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare”, u shpreh ai. Manaj gjithashtu tha se pas deri më tani është arritur që mbi 950 trupa të sillen nga varreza të ndryshme masive prej Serbisë, përcjell Klankosova.tv. “Pas lufte janë prezantuar si të humbur e të pagjetur 6 mijë e 57 persona, falë bashkëpunimit dhe përkrahjes së madhe edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, edhe nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur, edhe të bashkëpunimit të Komisionit Qeveritar me familjarë shumë, por edhe të një pune me Komisionin Qeveritar të Serbisë, është arritur që deri tani mbi 950 trupa të sillen nga varreza të ndryshme masive prej Serbisë”, u shpreh ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 16 orë më parë