Hurmet i bëjnë punë edhe sonte Benzemas, shënon hat-trick (VIDEO) NULL NULL 05.04.2023 22:45 05.04.2023 22:45 Karim Benzema ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Barcelonës, duke thelluar epërsinë në 4-0. Pas golit të parë nga Vinicius, Benzema shënoi tre të tjerët, kështu me rezultatin e përgjithshëm nga dy ndeshjet duke shkuar në 4-1. Benzema njihet për shënimin e shumë golave gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai shpesh ka postuar numrin e hurmeve që ha për iftar, duke dhënë po aq gola në ndeshje. Francezi po ashtu shënoi hat-trick të dielën, kundër Real Vlladolidit.