Binder fenomenal, fiton garën sprint në Argjentinë NULL NULL nga Naim Selmani 01.04.2023 20:34 nga Naim Selmani 01.04.2023 20:34 Motoristi nga Afrika e Jugut, Brad Binder ka bërë sensacion të shtunën në garën Sprint në Argjentinë. Ai arriti që të dal triumfues duke e drejtuar motorin e tij Red Bull KTM drejt vijës së finishit përcjellë klankosova.tv. Edhe më të veçantë këtë fitore e bënë fakti që ai e nisi garën nga vendi i 15-të për të dal në fund triumfues. Binder-in e sfidoi deri në fund italiani Marco Bezzecchi por që nuk arriti ta tejkaloj. Pozitën e tretë e mori italiani tjetër Luca Marini. Ndërkohë kampioni aktual i botës Francesco Bagnaia mbeti i 6-ti. Garat e të gjitha këtyre kategorive transmetohen edhe të dielën në platformën Artmotion