Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK-ja mobilizon të rinj e të vjetër për marshin e së dielës (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 01.04.2023 20:28

Të shtunën, Partia Demokratike e Kosovës mbodhi anëtarët e saj të rinj e të vjetër.
Arsye ishte përfundimi i përgatitjeve të fundit për marshin e drejtësisë që planifikohet të mbahet të dielën nga ora 14:00.
Në këtë proces asistoi goxha edhe kryetari i partisë Memli Krasniqi, andaj edhe pret që ky të jetë marshi më i madh në Kosovën e pasluftës.

Të rinjtë e PDK-së thirrjen e drejtuan për moshatarët e tyre, pa dallim.

Mobilizim për organizimin mbështetës për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga e hëna do të nisin gjykimin në Hagë, bënë edhe më të vjetrit e PDK-së.

Ata një kat më poshtë i mblodhi kryetari i degës në Prishtinë, Uran Ismaili.

Të gjithë këta, e qytetarë të tjerë do të marshojnë të dielën.

Tubimi bëhet në sheshin Zahir Pajazit në ora 14, për të vazhduar më pas në drejtim të atij Skënderbe.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme