Acosta dominues në Moto 2 në Portugali NULL NULL nga Naim Selmani 26.03.2023 14:04 nga Naim Selmani 26.03.2023 14:04 Motoristi spanjoll Pedro Acosta e ka dominuar garën për shpërblimin e madh në Portugali nga fillimi e deri në fund. 18 vjeçari startoi i treti por që në fillim e mori pozitën e parë në Portimao dhe nuk e lëshoi atë deri në fund transmeton klankosova.tv. Ai kështu e hap sezonin e ri me fitore në kategorinë Moto 2. Pas vetes Acosta e la bashkëvendësin Aron Canet që për asnjë moment nuk arriti që ta rivalizoj për fitore. Teksa top treshen e kompletoi italiani Tony Arbolino.