Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish polici pretendon se u bastis gabimisht (VIDEO)

NULL NULL
22.12.2015 20:27

I bastisën cdo çep të shtëpisë.

Pa kontrolluar në detaje nuk e lanë as vendpunishten e tij, njofton Klan Kosova.

Mëngjesin e 10 dhjetorit policë nga departamenti i hetimeve të krimeve të organizuara i hynë në pronë Aziz Gucatit nga Skënderaj, me arsyetimin se ka kryer veprën penale: import, export, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse

Ish pjestari i Policisë së Kosovës, i cili dha dorëheqje nga kjo punë para dy viteve, për shkak të obligimeve në familje dhe biznes, thotë se në po këtë urdhër kontrolli as numri personal nuk ishte i tij.

Por bletari nga Skenderaj, u mërzit edhe për faktin se u quajt recidivist, derisa gatë bastisjes thotë se nuk i gjetën asgjë, përveç një pushke të gjuetisë të cilën e kishte me leje të skaduar, të cilën ia konfiskuan me 31 fishekë.

Për krejt këtë punë, Azizi është ankuar në Inspektoratin Policor të Kosovës, për bastisje të gabuar.

Por në Polici thonë se bastisja u krye me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dhe sipas raportit të tyre u gjetën 2 pushkë gjuetie dhe 41 fishekë.

Ndërsa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

E ai që dha urdhër për bastisje gjyqtari i procedurës paraprake Ali Kutllovci, përmes telefonit i tha Klanit se është zbatuar kërkesa e prokurorisë.

Ndërsa kreu i kësaj të fundit, Shyqyri Syla, tha se lënda u ngrit në bazë të të dhënave nga drejtoria e hetimit të krimit të organizuar.

Kronikë e Blerta Ahmetit.

lajme të ngjashme