Verstappen mbetet jashtë top 10 në Grand Prixin e Arabisë NULL NULL 18.03.2023 19:01 18.03.2023 19:01 Piloti Max Verstappen do të startojë jashtë top 10 për Grand Prixin e Arabisë Saudite, për shkak të një problemi që hasi në makinën e tij. Piloti i Red Bull raportoi një problem me makinën e tij në xhiron e dytë gjatë Q2, me bordet që shfaqnin humbje të fuqisë. Siç merret vesh një problem i boshtit të makinës e bëri atë të largohej nga gara, transmeton Klankosova.tv. Ai arriti të kthehej, por pas një pune të furishme në garazh ai doli nga makina dhe përfundoi garën e tij pesë minuta para. Ndryshe Verstappen triumfoi në Grand Prixin e parë të këtij edicioni në Bahrein.