Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti ka mbërritur në Ohër, Vuçiqi akoma jo

NULL NULL
17.03.2023 20:26

Kanë mbërritur delegacionet e mëdha që do të jenë pjesë e takimit në mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Rreth orës 18:00 në Ohër ka mbërritur shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e pas pak çastesh pritet që në Aeroportin e Ohrit pritet të mbërrijë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas vendosjes në Ohër, sonte krerët e shteteve do të kenë takime e telefonata me palët e interesit në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Tashmë është e konfirmuar se në takimin e nesërm në tavolinën e bisedimeve do të jetë aneksi i planit të zbatimit të Planit Evropian.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.