Një dhuratë e përjetshme NULL NULL 22.12.2015 09:06 22.12.2015 09:06 Jorge Luis Borges Një piktor më premtoi një tablo. Këtu, në Nju Ingland, mora vesh se kishte ndërruar jetë. Ndjeva trishtim ndërsa kuptova se nuk jemi gjë tjetër veçse copëza ëndrrash. Mendova piktorin dhe tablonë, të dyja të humbura. (Vetëm perënditë mund të bëjnë premtime, sepse janë të pavdekshme.) Mendova edhe për vendin që kisha zgjedhur për tablonë. Pastaj mendova: Po të ishte atje, me kalimin e kohës do të bëhej një send më shumë, një nga kotësitë e zakonshme të shtëpisë. Tani piktura është e pamat, e pambarimtë, e aftë të marrë çdo formë, çdo ngjyrë e në të njëjtën kohë të jetë e lirë. Në një mënyrë, ajo ekziston. Do të jetojë e do të rritet si muzikë dhe do të qëndrojë me mua deri në fund të jetës. Faleminderit, Jorge Larco! (Edhe njerëzit mund të bëjnë premtime; ka diçka të përjetshme te premtimi.) /botimeshqip.com