Rama pret Borrellin në Tiranë: Mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit NULL NULL 16.03.2023 12:39 16.03.2023 12:39 Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Në llogarinë e tij në Facebook, shefi i ekzekutivit të Shqipërisë ka theksuar se kjo është mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, njofton Klan Kosova. Kjo për faktin se mbledhjet e tjera që kanë pasur të bëjnë me këtë temë, zakonisht janë mbajtur në Bruksel. “Tiranë – Një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit”, ka shkruar Rama. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv